Sulmuesi kosovar Drilon Hazrollaj ka bërë hapin e madh në karrierë duke siguruar transferimin tek gjiganti rumun Rapid Bukuresht. 

Ky transferim i Hazrollajt në elitën e futbollit rumun vjen pas formës fantastike që tregoi sezonin e kaluar me Malishevën, të cilën e ka bartur edhe në edicionin aktual. 


Sipas njofitmit që ka bërë Rapidi, Hazrollaj ka nënshkruar një kontratë deri në sezonin 2027/2028 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 

Pasi u prezantua me fanellën e tyre, Hazrollaj u deklarua shkurtimisht për faqen zyrtare të klubit.

"Jam shumë i lumtur që i bashkohem Rapidit, një klub me histori mbresëlënëse dhe tifozë të jashtëzakonshëm” 

“ Do të jap gjithçka për ekipin. Mezi pres të luaj për këta tifozë fantastikë. Shpresoj t'u dhuroj tifozëve shumë momente gëzimi”, ka thënë Hazrollaj. 

21-vjeçari tani do ta luajë pjesën e mbetur të sezonit me Malishevën, para se t’i bashkohet në verë klubit të tij të ri./Telegrafi/

telegrafi sport app