Bëri bujë me ‘freestyle-in’ e tij edhe në botë, 100 milionë shikime për Don Xhonin në TikTok

Ai tashmë është kthyer në sensacion dhe një nga yjet shqiptarë më të pëlqyer.
Fjala është për reperin nga Drenica, Don Xhon, i cili kohëve të fundit është shpërndarë mjaft shumë edhe në TikTok.
Kjo për shkak të një ‘freestyle’ që bëri bujë gjithandej, duke u bërë trend edhe në gjithë botën.

Dhe së fundmi artisti tregoi në rrjete sociale se për këtë ka kalkuluar 100 milionë shikime në rrjetin e popullarizuar të lartpërmendur.
“100 milionë”, ka qenë mbishkrimi i njërit postim teksa në tjetrin shtoi, “Se thash mos është duke iu ikur e shikoni mirë”.
Për sukseset që ka arritur, Don Xhon ironizoi ditë më parë pasi kërkoi që të mbahen shënime.

Sidoqoftë, ai tani është në përgatitje të këngës së re “Mafia”, e cila do të lansohet brenda pak ditësh. /Telegrafi/
































































