Berati, qyteti i dritareve dhe perla e Ballkanit – vend që patjetër duhet ta vizitoni

Për shumë turistë dhe gjurmues të kulturës dhe historisë, Ballkani është kthyer në një nga qendrat kryesore për t’u vizituar. Jo vetëm për bukurinë e natyrës, objekteve të pasura me histori të lashtë, por edhe qytetet ju ofrojnë ndjenja unike që si keni përjetuar më parë. Por, përderisa çmimet janë shumë të larta në Perëndim, njerëzit janë duke u drejtuar kah Lindja për të zbuluar bukuritë e Ballkanit dhe qyteteve më gjerë.
Nëse jeni duke kërkuar për një udhëtim të paharrueshëm në vendet e Ballkanit, Shqipëria padyshim është një nga thesaret e pazbuluara. Berati është një nga qytetet që patjetër duhet ta vizitoni njëherë në jetë, jo vetëm për shkak të arkitekturës unike, e historisë së qytetit por edhe për tolerancën fetare. UNESCO madje e ka përfshirë në listën e vendeve me trashëgimi botërore, transmeton Telegrafi.
Historia e Beratit
Pasi ta keni vizituar Shqipërinë, do ta pyesni veten pse nuk keni dëgjuar më parë për vendet e saj. E krejt në fund do të fiksoheni me qytetin e Beratit.
Vetëm pasi të keni hyrë në kasollen e Beratit, do ta kuptoni se jeni me një vend special. Pamjet e Kështjellës do t’ju thërrasin të futeni brenda në historinë e tyre, ku do të mund të imagjinoni qerret dhe ushtarët duke ruajtur këtë kështjellë mijëvjeçare të madhe e historike.

Në kohën Ilire, Berati ishte një nga fortesat e Ilirisë, edhe pse romakët i bënë rrafsh me tokë të gjitha muret e vendbanimit dhe vranë të gjithë burrat. Pas rënies së Perandorisë Romake, Berati ishte në okupim të Perandorisë Bizantine. Nën rregullat e Perandorisë Bizantine, Berati ishte një nga vendet më të rëndësishme në Shqipëri dhe vazhdon të ruaj pazarin e shekullit të XVIII, dëshmi e influencës së këtij qyteti të mrekullueshëm.
Në periudhën e vonë otomane, Berati ishte i ndikuar nga lëvizja nacionale e Shqipërisë, çka shpiu deri te pavarësia e Shqipërisë. Kështjella e Beratit daton që 2500 vite, e gjithashtu shumica e saj është rindërtuar kohëve të fundit, në shekullin e XIII. Kalaja, pjesa e kështjellës, përmban kisha dhe xhami të shumta që datojnë që nga periudha mesjetare. Shtëpitë ikonike të Beratit datojnë që nga shekulli i XVI, ku në një numër të konsiderueshëm ende mund të banohet.
Berati ishte i njohur gjatë okupimit të Shqipërisë nga shtete të tjera për historinë dhe bukuritë e mahnitshme. Në 2008, Berati ishte emëruar nga UNESCO si trashëgimi botërore bashkë me Gjirokastrën për ruajtjen e mirë të arkitekturës otomane. Ka një numër të madh të muzeve në Berat, duke përfshirë edhe Muzeun Nacional Etnologjikë të Beratit, të cilët tregojnë se si ishte jeta e hershme për banorët e Beratit.
Arkitektura e Beratit
Sa shpesh mund të thoni se keni qëndruar në kështjellën 2500 vjeçare? Nga dritaret e dhomës tuaj, ju mund të jeni në gjendje të shijoni së paku 3 shtëpi me pamje të ndryshme poshtë kodrës. Berati është i njohur si qyteti i 1,000 dritareve për shkak të numrit të madh të dritareve që gjenden në qytet. Shumë banorë bëjnë shaka se çatia e dikujt tjetër është ballkoni yt sepse shtëpitë janë shumë afër me njëra tjetrën saqë është e mundshme të ngjiteni në çatinë e dikujt tjetër.
Pasi të keni shkuar në zonën e kështjellës historike, ju mund të shihni ndërtesat e mahnitshme të gurit të cilat janë përforcuar së bashku me drunj.
Vizitorët në veçanti nuk duhet ta humbin rastin për ta vizituar Kishën e Shën Triadhës, që është ndërtuar në kodër afër Kështjellës së Beratit dhe daton që nga viti 1500.

Për ta shijuar sa më shumë arkitekturën e Beratit, ju thjeshtë duhet të bridhni rreth korridoreve të mahnitshme të qytetit. Por, mos u shqetësoni; qytetarët do të bëjnë më të mirën për t’ju drejtuar, por të humbisni do të ishte një përvojë e mirë.
Berati është i ndarë në dy lagje të mëdha: Gorica dhe Mangalemi, të cilat janë dy lagjet më karakteristike të qytetit. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën i kanë dhënë emrin Beratit si “Qyteti i dritareve”.
Rrugicat e këtyre lagjeve janë të shtruara në kalldrëm, ku të parët ua kanë lënë trashëgim brezave të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur dhe shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres. Mangalemi ndoshta është pamja më piktoreske e qytetit sepse është e mbushur me ndërtime të kohës otomane.
Ushqimi tradicional në Berat
Vendi më i mirë për ushqime tradicionale është restoranti në Hotelin e Mangalemit. Menyja shërben kuzhinë tipike beratiane që është e vështirë për të mos u shijuar. Ju sugjerojmë të provoni tavë kosi dhe disa djathëra tradicionale. Nëse është moti i mirë, provoni të dilni në tarracë, ku do të keni një pamje të mahnitshme të Mangalemit. /Telegrafi/
R.Q.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat në jetë
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë