Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth situatës politike në vend.
Beqiri ka theksuar se aktualisht vendi është një situatë të pakuptueshme, pothuajse bllokadë, ku ka mosfunksionim të institucioneve.
“Që nga themelimi i institucioneve nga viti i kaluar, kemi të bëjmë me mosfunksionim te këtyre institucioneve. Jemi në një situatë të pakuptueshme, pothuajse në bllokadë”, ka thënë Beqiri.
Duke folur rreth çështjes së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Beqiri ka thënë se LDK vazhdon të jetë kundër kësaj.
“Presidenti Thaçi nuk mund të flasë për korrigjim apo shkëmbim të territoreve. Kjo është ide e rrezikshme dhe e papranueshme…Të flitet sot për çështje të kufijve e cila ndalohet edhe me Kushtetutë është fillim i kontestimit të shtetësisë tonë nga vet ne në këtë rast nga Presidenti”, ka thënë Beqiri.
Ai ka shtuar se tema e kufijve nuk hapet në dialog, e sidomos me një shtet i cili nuk ta njeh shtetësinë siç është Serbia.
Sekretari i LDK-së i është përgjigjur edhe akuzave në drejtim të partisë së tij, ku është thënë se LDK ka qenë pengesë për themelimin e Ushtrisë më 2014.
Beqiri ka theksuar se këto akuza janë të pabaza.
“Janë akuza të pabaza ndaj LDK-së. Ne kemi qenë kundër vendeve të rezervuara për komunitetet jo shumicë. Asnjëherë nuk është thënë që formimi i ushtrisë do të ndodh në shkëmbim të vendeve të rezervuara…”, theksoi Beqiri.
Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, Beqiri u shpreh skeptik që ky proces do të mbyllet në fund të këtij viti.
“LDK është ajo që e hapi rrugën drejt liberalizimit, nëse dikush e ka bllokuar këtë proces janë pikërisht këta që janë në pushtet me dhunën e tyre. Jam skeptik që këtë vit do të ndodh liberalizimi”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës "Pulse"

Tragjeditë e Maqedonisë me numra, shumë dhimbje për një shtet kaq të vogël

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore