Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes aktivitetit “Think Future – Prizren”, ka promovuar sot “Programit për financimin e Organizatave Jo-Qeveritare” dhe “Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit” në Prizren.
Në hapje të këtij aktiviteti ministri Beqaj ka folur para të rinjve të Prizrenit për rëndësinë e këtij programi, duke inkurajuar OJQ-të dhe të rinjtë me ide inovative në shërbim të rritjes se kapacitetit të ndërmarrjeve, që të bëhen pjesë e tij.
“Programi i financimit të Ministrisë, orienton dhe përkrah inovatorët të kombinojnë njohuritë, kapacitetet dhe resurset për të zhvilluar konceptin e inovacionit brenda ndërmarrjes”, theksoi Beqaj, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka në mandat politik dhe strategjik stimulimin e aktiviteteve inovative në Kosovë, të cilat janë të lidhura ngushtë më ndërmarrësinë.
“Investimi në rini është garanci për një të ardhme të ndritur dhe fuqizimit ekonomik të Kosovës”, shtoi Beqaj.
Beqaj ka folur edhe hapjen e shpejtë të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, duke theksuar se Prizreni do të bëhet qendër rajonale për inovacion në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për vizionin politik të Kosovës drejt zhvillimit ekonomik të bazuar në potencialin e të rinjve dhe të rejave të vendit, të cilët me shkathtësitë e tyre janë garanci për perspektivën evropian të Kosovës.
Ai i inkurajoi të gjithë të rinjtë e regjionit të Prizrenit, por edhe gjitha qyteteve tjera që të aplikojnë me idetë e tyre për të marrë mbështetje nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Veseli tha se vitin e ardhshëm do të dyfishohen këto fonde, në mënyrë që të rinjtë e Kosovës me ide inovatore të realizojnë idetë dhe projektet e tyre, përmes të cilave do të krijohen edhe shumë vende të reja pune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët