Profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Behlul Beqaj, ka thënë se Presidenti nuk ka vetëbesim në çështjen e bisedimeve me Serbinë.
Ai në emisionin “Dossier’D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Thaçi ka një hall të madh, sepse është i shantazhuar.
“Kryenegociatori është në hall të madh, sepse është i kushtëzuar dhe e ka hup toruan. Paradite do t’i kënaqë ndërkombëtarët, ndërsa pasdite opozitën dhe shoqërinë civile. Kështu veprohet kur siç thotë populli “e ke mizën nën kapelë”, dhe nuk e ke vetëbesimin”, deklaroi Beqaj.
Njohësi i zhvillimeve politike ka thënë se kur flitet për “finalen” e bisedimeve me Serbinë duhet të kemi parasysh si i kemi kaluar “kualifikimet”.
“Kualifikimet kanë qenë me hile. Çka ndodhi me gjithë ato marrëveshje të nënshkruara deri tani, të konsideruara si teknike. Nëse ne nuk i kemi kaluar si duhet “kualifikimet”, çka duhet të presim në finale”.
Beqaj ka thënë se një marrëveshje po imponohet nga ndërkombëtarët, dhe Thaçi nënshkruan çdo gjë.
“Si duket një marrëveshje po imponohet nga ndërkombëtaret. Dhe presidenti ynë nënshkruan çdo gjë, dhe siç e ka zakon, çdo marrëveshje që nënshkruan ia hedh parlamentit për miratim”, tha ligjëruesi universitar, përcjell Telegrafi.
Vite të humbura për i ka quajtur Beqaj, këto vite të negociatave, pasi sipas tij u pa në Vidovdan se serbët janë të gatshëm të mobilizohen për luftë, për ta rikthyer Kosovën nën Serbi.
“Realiteti është se serbët janë të gatshëm të mobilizohen për luftë, për ta rikthyer Kosovën nën Serbi, ashtu siç u dëshmua dje në Vidovdan, dhe tërë këto vite negocimi, kanë qenë vite të humbura” përfundoi mendimin e tij Behlul Beqaj, njohës i zhvillimeve politike./Telegrafi/
https://youtu.be/evMkxXy0kog?t=2270
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova