Site icon Telegrafi

Beqaj: OSBE-ja po kontribuon për instalimin e Serbisë në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale të shtetit të Serbisë në Kosovë, paraqesin ndërhyrje flagrante në sistemin e brendshëm të Kosovës.

Kështu ka thënë për klankosova.tv analisti politik, Behlul Beqaj që sipas tij serbët e Kosovës e kanë keqpërdorur të drejtën për dyshtetësi për tu identifikuar me shtetin e Serbisë në Kosovë, pa u identifikuar paraprakisht me identitetin e shtetit të Kosovës

“Në këtë kuptim edhe OSBE-ja po kontribuon me neutralitetin e vet që shpresa e Serbisë për instalimin saj në Kosovë të bëhet realitetit gjithnjë e më i mundshëm!”, ka thënë Beqaj.

Kurse për fitoren e Vuçiq në këto zgjedhje, Beqaj ka thënë se ajo është më shumë se kaq.

“Nuk  ka triumfuara vetëm  PPS,por ka triumfuar blloku nacionalist dhe ultra nacional meqë pjesë të triumfit janë edhe Radikalët dhe Dveri sikurse dhe dy parti pro ruse që kanë marrë pjesë në zgjedhje ngasenë fund votat e tyre i bashkëngjiten proporcionalisht fituesve të zgjedhjeve”.

“Kontribut të caktuar po i japin edhe zyrtarët e lartë serb të Kosovës të cilët duke   dëshmuar lojalitetin karshi shtetit të Serbisë po cenojnë shtetin e Kosovës.”

Kurse për rikthimin në politikë të Sheshelit, Beqaj ka thënë se është kontrast i përballueshëm nacionalist.

“Nuk është vetëm Shesheli por një bllok me orientim antishqiptarë të cilin e përkrahë Rusia, por nuk e përjashtoj mundësinë që në të ardhmen jo fort të largët ta përkrahë edhe Bashkësia ndërkombëtare për arsye se fokus i interesit strategjik për ta tashti është Serbia e jo  – Kosova.

Beqaj ka komentuar edhe rezultatet që shqiptarët kanë arritur në këto zgjedhje, duke thënë se pavarësisht se janë fituar dy komuna.

“Ky është paradoksi i realitetit që po përsëritet si lajtmotiv. Shqiptarët nuk mësojnë nga gabimet e veta, ndërsa  serbet mësojnë edhe nga gabimet shqiptarëve”, ka thënë Beqaj.

Exit mobile version