Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë thirrje që kjo marrëveshje të finalizohet gjatë kësaj jave, marrë parasysh edhe afatin 15-ditësh për formimin e Qeverisë, të cilin e parasheh Kushtetuta pas dekretimit të mandatarit për Kryeministër, që u bë të hënën nga Presidenti Hashim Thaçi.
Në deklaratën pas takimit, LDK kërkon që LVV ta trajtojë në mënyrë të veçantë ofertën e tyre të bërë ditë më parë në lidhje me ndarjen e pushtetit.
LDK-ja ka kërkuar pozitën e Kryeparlamentarin, kërkesë kjo që është refuzuar në letrën e fundit që Kurti i ka dërguar Mustafës, duke i ofruar 6 ministri, dhe duke u pajtuar edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
Pas deklaratës së LDK-së, ka reaguar edhe deputetja e zgjedhur e LVV-së, Arbërie Nagavci e cila ka thënë se e vlerëson këtë vullnet që e ka shprehur LDK-ja për të arritur marrëveshje këtë javë, dhe shpreson të mos jetë kushtëzim.
Këtë gjendje në të cilën gjendet politika në Republikën e Kosovës, analisti Belul Beqaj në një prononcim për Telegrafin, e ka vlerësuar si situatë në shpërputhje me premtimet e LDK-së dhe LVV-së që i kanë bërë gjatë fushatës.
Kërkesa kyçe e LDK-së është dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, gjë të cilën deri më tani nuk po e pranon assesi LVV-ja, por që sipas Beqajt do të duhej të ndodhte, pasi kontributi i Konjufcës në zhbllokim të situatës, do të rriste autoritetin e tij.
“Mes shtimit të ministrive dhe dorëheqjes së kryetarit të Parlamentit besoj se çdo analizë objektive është në favor të dorëheqjes së kryetarit të parlamentit. Autoriteti i Glauk Konjufcës nuk është krijuar, as që rrezikohet nga postet, por ai vetëm mund te ritet nëse kontribuon ne zhbllokimin situatës , ndërsa çështja e presidentit duhet te ketë vetëm epilog te formulimit konsensual”, u shpreh Beqaj.
Beqaj mendon se edhe nëse bëhet marrëveshja është shumë e vështirë që të kthehet shpresa te qytetarët, dhe sipas tij marrëveshja do të bëhet gjithsesi, ndonëse jo me vullnetin e liderëve të LDK-së e LVV-së, por me ndikimin e ndërkombëtarëve, pasi ata nuk do ta lejojnë nëpërkëmbjen e kontributit që kanë dhënë në krijimin e shtetit të Kosovës.
“Situata e krijuar është ne shpërputhje me premtimet e partnerëve qe krijuan shpresën. Realisht edhe nëse arrihet marrëveshja e koalicionit shume vështirë do te arrihet besimi dhe kthehet shpresa e premtuar. Marrëveshja do të arrihet, jo pse partneret kosovar janë racionalë, por pse qendrat e vendosjes ndërkombëtare, të cilat vendosmërisht ndikuan të krijohet shteti i Kosovës, nuk do të lejojnë që faktorët e papërgjegjshëm politik të Kosovës të nëpërkëmbin edhe kontributin e tyre”, tha Beqaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës