LAJMI I FUNDIT:

Benzema probleme me trajnerin Santo në Al Ittihad – tifozët e Man Utd e duan në “Old Trafford”

Benzema probleme me trajnerin Santo në Al Ittihad – tifozët e Man Utd e duan në “Old Trafford”

Karim Benzema thuhet se ka probleme në klubin saudit Al Ittihad, ku trajneri Nuno Espirito Santo, e ka njoftuar klubin pasi lojtari nuk përshtatet në taktikat e tij.

Kjo gjë ka bërë që tifozët e Man United të gëzohen, duke e parë sulmuesin Karim Benzema si ideal për klubin që ata e mbështesin.

Sipas gazetës saudite “Al-Sharq Al-Awsat”, trajneri i Al Itthad, Nuno Espirito Santo ka informuar hierarkinë e klubit se francezi nuk i përshtatet stilit të tij taktik.


Tensione në Al Ittihad: Benzema ka bërë thirrje për "një zgjidhje" të situatës, trajneri Espiro Santo insiston se ai nuk po përshtatet
Lexo po ashtu Tensione në Al Ittihad: Benzema ka bërë thirrje për "një zgjidhje" të situatës, trajneri Espiro Santo insiston se ai nuk po përshtatet

Santo nuk donte të nënshkruante me francezin në radhë të parë dhe gjithashtu refuzoi t’i jepte Benzemas shiritin e kapitenit, kur ai e kërkoi.

Fituesi i Topit të Artë nuk është i kënaqur me Santon dhe mund të hapë derën për një dalje shokuese përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës në Evropë.

Tifozët e Manchester United besojnë  se ai mund të jetë perfekt për Djajtë e Kuq dhe e kanë mbushur rrjetin social ‘X’ me reagime.

Manchester United ka luajtur në ndeshjet e para pa një sulmues tipik, pasi i ardhuri së fundmi Rasmus Hojlund ka pësuar dëmtim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori