LAJMI I FUNDIT:

Bentley Continental GT 2019, sportiv dhe elegant në secilin element (Video)

Bentley Continental GT 2019, sportiv dhe elegant në secilin element (Video)

Modeli me tavan të hapur, tashmë mund të shihet në tërësi

Prej se Bentely e prezantoi modelin tërësisht të ri Continental GT, të gjithë kanë pritur me padurim edhe kur t’ia largojë edhe pjesën e sipërme, transmeton Telegrafi.

Por, nuk ka nevojë të pritet më gjatë, pasi prodhuesi britanik tashmë e ka shpërndarë një video, ku e tregon modelin pa pjesën e sipërme, ashtu siç edhe kishte premtuar. I bazuar në parametrat e kupesë GTS, përmasat e këtij modeli të 2019 nuk janë aspak të habitshme.


Pëlhura e pjesës së sipërme hapet me lehtësi, duke lejuar të hyjnë rrezet e diellit mbi katër ulëses e makinës, që është sportive dhe elegante në secilin element. Me motorin 6.0 litra W12, ky Bentely prodhon 626 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.7 sekonda, një sekondë më i ngadaltë se kupeja. Megjithatë ky Bentley Continental GT, arrin shpejtësi maksimale sikur kupeja, pasi mund të lëvizë me 333 kilometra në orë.

Sa i përket çmimit, pritet të arrijë me shtrenjtë se kupeja që ka çmim fillestar prej 225 mijë dollarëve. /Telegrafi/