LAJMI I FUNDIT:

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Drejtori Rajonal për Programet e Evropës Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar të SHBA-së (NDI), Robert Benjamin, tha se nuk e kanë të qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë.

Por, ai tha se efekti i vërtetë i dezinformimit është të mbjellë konflikt dhe kjo nuk i duhet Kosovës e asnjë shteti në rajon.

Problemin e dezinformimit po e përjetojnë edhe vende evropiane e amerikane, sipas tij.


“Në Ballkan, sigurisht që do ta ofroja Kosovën si një vend që po përjeton jo pak dezinformim. Sllovakia, në fakt, në Evropën Qendrore, ka një nivel të jashtëzakonshëm të dezinformimit drejtuar qytetarëve të saj, një anëtare e NATO-s, një vend anëtar i BE-së”,  tha ai.

Në këtë drejtim, Benjamin tha se kanë bërë punë me aktorë të ndryshëm, sidomos me shoqërinë civile.

Një prej çështjeve që ai tha se ka dalë në pah është kompleksiteti real i vetë peizazhit mediatik, jo vetëm në gazetarinë televizive por edhe atë të shkruar, duke përmendur migrimin e medias dhe informacionit në mediat sociale.

“Mediat sociale janë një fushë shumë, shumë më e thellë, më e vështirë për t’u kuptuar dhe në të cilën mund të luftohet dezinformimi. Duke thënë të gjitha këto, mendoj se ka çështje që mund të merren parasysh në aspektin e politikave publike dhe rregulloreve”,  shtoi ai.

Raporti “Vorbulla e rrenave”, i publikuar nga BIRN Kosova më 27.11.2023, ka hulumtuar dhe ka nxjerrë në pah të dhëna rreth ndikimit të Rusisë dhe Kinës te lajmet e rreme në Kosovë. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori