Ben White largohet nga skuadra e Anglisë dhe kthehet në shtëpi për arsye personale

Mbrojtësi Ben White është kthyer në shtëpi nga Kupa e Botës për arsye personale dhe nuk pritet të kthehet në skuadrën e Anglisë për pjesën e mbetur të turneut të këtij dimri në Katar.
Një lajm i befasishëm ka ardhur tashmë nga kampi i kombëtares së Anglisë.
Në një deklaratë në faqen zyrtare të Anglisë konfirmohet largimin i mbrojtësit të Arsenalit nga skuadra e Anglisë në Kupën e Botës.
“Ben White është larguar nga baza stërvitore e Anglisë në Al Wakrah dhe është kthyer në shtëpi për arsye personale”.
“Mbrojtësi i Arsenalit nuk pritet të kthehet në skuadër për pjesën e mbetur të turneut”.
“Ne kërkojmë që privatësia e lojtarit të respektohet në këtë moment”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































