Ben Affleck u shfaq si një baba i përkushtuar ndërsa iu bashkua ish-bashkëshortes Jennifer Garner dhe dy prej fëmijëve të tyre në një ndeshje bejsbolli në Boston, në Fenway Park.

Aktori 52-vjeçar u pa duke kaluar kohë me Garner dhe fëmijët e tyre Fin, 16 vjeç, dhe Samuel, 13 vjeç, ndërsa vajza e madhe, Violet, mungonte në këtë dalje familjare.


Ndërkohë që mbështeste ekipin vendas Red Sox, Affleck shfaqej i qetë dhe pranë Garner, me të cilën ka ruajtur një marrëdhënie të qëndrueshme bashkëprindërore pas ndarjes së tyre në vitin 2018, shkruan DailyMail.

Aktori ka folur më parë me respekt për ish-bashkëshorten, duke e quajtur një partnere të shkëlqyer në rritjen e fëmijëve të tyre.

Dalja publike e Benit vjen pak kohë pas publikimit të një kënge të re nga Jennifer Lopez, “Wreckage Of You”, e cila shihet si një reflektim emocional mbi ndarjen e tyre.

Lopez ka ndarë me fansat se kënga lindi gjatë një nate të vetmuar pas një periudhe të vështirë personale dhe profesionale për të.

Megjithatë, Affleck duket se po gjen stabilitet pranë familjes dhe ka marrë mbështetje nga Garner gjatë gjithë kësaj periudhe.

Dyshja janë parë shpesh së bashku në aktivitete familjare dhe kanë treguar se, pavarësisht ndarjeve dhe sfidave personale, qëndrojnë të bashkuar për të mirën e fëmijëve të tyre. /Telegrafi/