Ben Affleck po raportohet se është parë duke u shoqëruar me vajzën e Robert F. Kennedy Jr., Kathleen ‘Kick’ mes vazhdës së divorcit nga Jennifer Lopez.

Aktori i Good Will Hunting, është parë disa herë me 36-vjeçaren sipas një burimi të Page Six.


Sipas burimit, Affleck dhe Kick janë parë në Polo Lounge që ndodhet në hotelin ikonik Beverly Hills gjithashtu edhe në pika të tjerë ku qëndrojnë të famshmit.

affleck Foto: Ben Affleck dhe Jennifer Lopez / Matt Agudo / SplashNews.com

Pavarësisht se janë parë së bashku, aktualisht nuk dihet se si qëndron raporti mes tyre ose nëse kanë nisur një lidhje.

Raportimet vijnë vetëm disa ditë, pasi bashkëshortja e tij Jennifer Lopez, paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc në fillim të kësaj jave.

Snapinsta.app 140763227 867770547342742 1979376532794405655 n 1080 Foto: Kathleen dhe Robert F. Kennedy Jr. / Instagram

Këngëtarja paraqiti dokumentet pa avokat, dy vjet pasi dyshja u martuan në korrik të vitit 2022. /Telegrafi/