LAJMI I FUNDIT:

Belllingham ‘injoroi’ telefonatën e Ancelottit, tekniku italian kërkoi ndihmën e Vinicius për ta kontaktuar anglezin

Belllingham ‘injoroi’ telefonatën e Ancelottit, tekniku italian kërkoi ndihmën e Vinicius për ta kontaktuar anglezin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë me shaka se ai është zemëruar me Jude Bellingham para rikthimit të tij në stërvitje këtë javë.

Pas përfundimit të Euro 2024 me Anglinë, Bellingham shijoi pushimet e merituara të cilat i kaloi nën shoqërinë e Trent Alexander-Arnold.

Gjatë ditëve në vazhdim, Bellingham do t’i bashkohet Real Madridit në stërvitje para fillimit të sezonit të ri nën urdhrat e Carlo Ancelottit, me italianin që dha një konferencë për shtyp së fundmi.


Ancelotti në këtë intervistë foli për rikthimin e Bellingham, ani pse kontakti me ish-mesfushorin e Dortmundit nuk ka qenë fare i lehtë.

“Jam i zemëruar me Bellingham”, ka thënë Ancelotti para gazetarëve.

Kur u pyet se pse ishte i zemëruar, ai buzëqeshi para se të përgjigjej: “Po, sepse unë e telefonova atë dhe ai nuk u përgjigj. Më pas i thashë Viniciusit që ta telefonojë atë dhe ai menjëherë u përgjigj. Kështu që u zemërova”.

Në vend se ta telefonojë sërish anglezin me telefonin e tij, Ancelotti kishte ide të tjera: “Jo, jo, jo. Vinicius ma kaloi atë (telefonin)”, tha me buzëqeshje ai.

65-vjeçari u pyet gjithashtu nëse roli si lojtar më i avancuar i Bellingham do të ndryshojë këtë sezon pas transferimit të Kylian Mbappe.

“Asgjë nuk ndryshon për të. Asgjë nuk ndryshon. Sezoni i parë, ai më ka befasuar shumë, sepse ka shfaqur një kualitet fantastik. Sezoni i ardhshëm nuk do të jetë ndryshe”, përfundoi Ancelotti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori