Real Madridi humbi ndeshjen në shtëpi në kuadër të xhiros së 30-të të kampionatit spanjoll ndaj Valencias, skuadër që po lufton për të qëndruar në La Liga.  

Takimi përfundoi 2-1 për skuadrën mysafire, e cila e largoi më tej Real Madridin nga lideri Barcelona në renditjen kryesore në Spanjë. 


Ajo për të cilën flitet edhe sot nuk është penalltia e humbur nga Vinicius nga minuta e 13-të dhe as goli i Hugo Duros në minutën e  95, me të cilin Valencia e fitoi ndeshjen.  

Rrjetet sociale nxjerrin në pah lëvizjen e Jude Bellingham pas takimit dhe në gjendje zhgënjimi. 

Bellingham po kalonte pranë pajisjeve VAR në rrugën e tij për në dhomën e zhveshjes dhe e gjuajti mbi të një goditje të furishme.  

Është e diskutueshme nëse mesfushori anglez i skuadrës së Real Madridit do të duhet të bëjë një pushim të detyruar për këtë shkak. 

Sipas rregulloreve të La Ligës, sjellja josportive ose "aktet e agresionit kundër pajisjeve" trajtohen sipas rregulloreve disiplinore.  

Nëse një lojtar zbulohet se ka dëmtuar qëllimisht pronën e ligës, ai mund të sanksionohet me një ndalim nga një deri në tre ndeshje. 

Tre ndeshjet e ardhshme të Real Madridit në La Liga janë: Alaves (mysafir), Athletic Bilbao (shtëpi), Getafe (mysafir) ./Telegrafi/  

 

telegrafi sport app