Anësori i Arsenalit, Hector Bellerin, ka çuditur të gjithë me atë që ka bërë gjatë ditës së enjte.

Anësori shumë i kërkuar nga Barcelona në këtë afat kalimtar, është një adhurues i madh i basketbollit.


Ai është shfaqur në Londër, në stërvitjet e skuadrës së Indiana Pacers që do të zhvillojë sonte duelin ndaj Denver Nuggets në Londër, në kuadër të fushatës së promovimit të NBA në Evropë.

Dhe Bellerin teksa u shfaq në parket, natyrisht, nuk e la t’i ikte rasti që të realizonte kosh – por jo me dorë, me këmbë.

Ai qëndroi me shpinë kah koshi dhe teksa mbajti topin për disa sekonda në këmbë, e goditi atë nga prapa duke qëlluar me saktësi të madhel, shkruan Telegrafi.

Bellerin kështu tregon afinitetin e tij për sportin e basketbollit dhe saktësinë në gjuajtjet e tij.

Indiana Pacers dhe Denver Nuggets luajnë në Londër sonte mbrëma nga ora 21:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app