Bella Thorne promovoi linjën e saj të bizhuterive Thorne Dynasty duke shpërndarë disa fotografi ‘topless’ dhe një video në InstaStory të dielën.

Në klipin e saj, aktorja 26-vjeçare u pa teksa po bënte disa poza duke dëgjuar këngën e Michael Jackson “Don't Stop 'Til You Get Enough” gjatë një sesioni fotografik.


Performuesja, e cila së fundmi mori pjesë në shfaqjen e Maison Margiela gjatë Javës së Modës në Paris, kishte veshur vetëm një xhaketë blu të madhe teksa pozonte për fotografitë, shkruan DailyMail.

bella 1

Thorne veshi gjithashtu një palë pantallona të zeza me bel të lartë, të cilat ishin në kontrast të përsosur me tonin e lehtë të pjesës së sipërme të saj.

Alumi i “Disney Channel” u aksesua me disa artikuj bizhuteri, duke përfshirë disa gjerdan dhe unaza, gjatë sesionit fotografik.

bell34

Flokët e kuqe të errët të aktores ishin futur në xhaketë dhe i kombinoheshin mirë me ngjyrën e veshjes së sipërme.

Thorne fillimisht lançoi Thorne Dynasty në vitin 2022, dhe marka e saj ofron lloje të ndryshme bizhuterish. /Telegrafi/

b333

bell1