Bella Hadid shqetëson fansat me pamjen: Duket sikur po lufton me diçka serioze

Modelja Bella Hadid është fotografuar në Paris në xhirimet e serialit “The Beauty”, dhe pamja e saj ka shqetësuar shumë fansa.
Në xhirime, ajo kishte veshur pantallona lëkure të kuqe me bel të lartë në kombinim me një bluzë të ngushtë të kuqe, por në vend të entuziazmit të modës, vëmendjen e publikut e tërhoqi figura e saj e dobët.
Një ortek komentesh nga fansat e shqetësuar pasuan në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre shprehën shqetësimin për dukjen.
“I duken brinjët, duket e sëmurë”, “Kjo është shqetësuese”, “Ajo duket sikur po lufton me diçka serioze”, “Nuk dua të tingëlloj e keqe, por këto foto janë shqetësuese” - ishin disa nga komentet.
Në një intervistë të mëparshme për revistën People, Bella Hadid ka folur për marrëdhënien e saj me trupin dhe peshën.

"Pesha ime ndryshon vazhdimisht - ndonjëherë jam më e hollë, ndonjëherë shtoj disa kilogramë. Asnjëherë nuk kam humbur peshë qëllimisht. Do të doja të kisha më shumë kthesa, por nuk është diçka që mund ta kontrolloj", tha ajo.
E njëjta gjithashtu kishte deklaruar se stërvitet çdo ditë dhe ha shumë proteina. /Telegrafi/





























































