Bella Hadid është një nga modelet më të famshme në botë dhe për këtë arsye ishte përzgjedhur për të inauguruar numrin e shtatorit të Vogue Arabia.

20-vjeçarja, ndryshe nga setet e tjera fotografike që jemi mësuar ta shohim, këtë radhë shihet e mbuluar krejtësisht.


vog (Vogue Arabia)

Fotografitë janë shkrepur nga i famshmi Karl Lagerfeld, transmeton Top Channel.

Gjatë intervistës për këtë revistë, modelja ka thënë se është e shqetësuar për privatësinë e saj.

vog1 (Vogue Arabia)

“Mendoj se po tregove shumë në rrjetet sociale, njerëzit do të duan edhe më shumë. Jam e shqetësuar për privatësinë time dhe të familjes. Është mirë që të vë disa kufi”, është shprehur Bella.

vog2

vog3