Belkiz Kera surprizohet nga Milot Rashica për Ditën e të Dashuruarve: Valentini im i përjetshëm

Dita e Shën Valentinit (14 shkurt) është kremtuar nga një pjesë e madhe e yjeve shqiptarë, të cilët kanë befasuar partnerët e tyre në rrjete sociale me dhurata të ndryshme.
I përfshirë në këtë së fundmi ka qenë edhe futbollisti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.
Ky i fundit ka surprizuar bashkëshorten Belkiz Kera me një buqetë të madhe trëndafilash e me dhurata të tjera të markës ‘Dior’, të cilat nuk i ka shpalosur për publikun.

“Faleminderit Valentini im i përjetshëm. Të dua”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit.
Miloti dhe Belkiz ndërkohë jetojnë dhe veprojnë prej shumë vitesh në Gjermani, saktësisht në Bremen.
Ata u bënë prindër të një djali në maj të vitit të kaluar të quajtur, Tian. /Telegrafi/





















































