Belgjika e tronditë Francën me dy gola në fundin e pjesës së parë

Belgjika e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Francës me rezultat 2-0, në gjysmëfinales e Ligës së Kombeve.
Belgët ishin më të rrezikshëm dhe më konkret në rastet e tyre, sidomos në metrat e fundit.
Rastin i parë në ndeshje erdhi në minutën e katërt, kur Hugo Lloris bëri pritje të madhe, duke ndalur gjuajtjen e Kevin de Bruyne.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 37-të, kur yannik Carrasco shënoi për 1-0.
Kur pritej reagimi i Francës, ishin belgët që shënuan për 2-0 pas një aksioni të bukur mes De Bruyne e Romelu Lukaku, ku ky i fundit shënoi.
Belgjika shkon në pushim me një avantazh të mirë dhe me një hap drejt finales ku e pret Spanja. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































