LAJMI I FUNDIT:

Bel i skalitur për katërmbëdhjetë ditë me këto ushtrime në shtëpi

Bel i skalitur për katërmbëdhjetë ditë me këto ushtrime në shtëpi

Gjithkush dëshiron të ketë një bel të skalitur dhe një bark të sheshtë, i cili, do të pranoni, është e vështirë të arrihet, por edhe të mirëmbahet. Mirëpo, nuk është e pamundur

Instruktorja e famshme e fitnesit tregon se me ushtrime dhe disiplinë përkatëse në afat rekord mund të skalitni stomakun, transmeton Telegrafi.

Për të hequr qafe dhjamin nga kjo pjesë e trupit, është e nevojshme të ushqeheni shëndetshëm, të merrni më pak kalori dhe të jeni fizikisht aktivë.


Trajnerja Lilly Sabri ka bërë propozimin e ushtrimeve të cilat mund t’i bëni për stomakun dhe si të arrini linjën e bukur të belit.

Madje, ajo premton që do të shihni ndryshime te vetja që nga java e dytë, nëse do t’i ndiqni këshillat e saj.

Në vazhdim shikoni videon e cila do t’ju ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi.

/Telegrafi/