LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Rebalanci i buxhetit bëhet për të ndihmuar sektorët më të goditur

Bekteshi: Rebalanci i buxhetit bëhet për të ndihmuar sektorët më të goditur

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur mbrëmë i ka dhënë dritë jeshile propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2020, ku sipas projeksioneve, deficiti buxhetor do të jetë 8.4%, për shkak të rritjes së shpenzimeve. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se me rebalancin e buxhetit nuk ka ndryshime të mëdha dhe nuk janë paraparë implikime në raport me transferet sociale dhe pensionet, pasi që ato do të paguhen në kohë të rregullt.

“Ka disa shkurtime nëpër dikastere të ndryshme sa i përket harxhimeve të cilat nuk mund të kryhen deri në fund të vitit dhe ato mjete janë dedikuar për implementimin e masave të cilat dalin nga pakoja e katërt e masave ekonomike. Jemi me dinamikë të paraparë t’i implementojmë masat me të vetmin qëllim, që t’u dilet në ndihmë sektorëve të cilët kanë qenë më shumë të goditura, por njëkohësisht edhe qytetarëve”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sa i përket zbatimit të pakos së katërt, Bekteshi tha se ato do të fillojnë të realizohen menjëherë, pasi të miratohet rebalanci në kuvend.


I pyetur rreth masave kufizuese për sektorin e gastronomisë, të cilat në mbledhjen e fundit i solli Qeveria, Bekteshi tha se janë respektuar propozimet e Komisionit Shëndetësor, ndërsa nëse ka pasoja negative për sektorin ekonomik do të shqyrtohen masat.

“Sa i përket ndikimit të cilin mundet këto protokolle ta kenë në sektorin e gastronomisë, ne jemi këtu si institucione që bashkërisht me odat ekonomike dhe në veçanti me sektorin e gastronomisë, të diskutojmë rreth masave shtesë nëse do të ketë nevojë dhe nëse do të ketë impakt negativ në kuadër të funksionimit të këtij sektori”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se në Qeveri po diskutohet ideja për rritjen e kompetencave të Inspektoratit të Tregut, me qëllim që institucionet relevante në kohë të vendosin, e gjithë kjo që të mos përsëriten rastet ku nuk respektohet masat shëndetësore dhe protokollet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori