LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Nëse ka parregullsi në importimin e mazutit të dyshimtë, dokumentet do t’i dorëzohen Prokurorisë

Bekteshi: Nëse ka parregullsi në importimin e mazutit të dyshimtë, dokumentet do t’i dorëzohen Prokurorisë

“Për momentin jemi duke mbledhur të gjitha informatat për importin dhe shpërndarjen e mazutit të dyshimtë dhe kur do t’i kemi të gjitha të dhënat do ta informojmë publikun. Nëse të gjitha procedurat nuk janë realizuar në përputhje me rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngëta dhe procedurat për importin e derivateve të naftës, do t’ia dorëzojmë dokumentet Prokurorisë Publike”.

Këtë e tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili shtoi se sipas ligjeve Prokuroria Publike do të ngrit procedura përkatëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai se menjëherë pasi u botua hetimi i IRL, në koordinim me Kabinetin e zëvendëskryeministrit Lupço Nikollovski, kanë përgatitur konkluzione në Qeveri, të cilat, siç tha ai, tashmë janë miratuar.


“Të gjitha institucionet, duke filluar nga Administrata Doganore dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, Ministria e Ekonomisë, Inspektorati i Mjedisit janë të detyruar të paraqesin të gjitha informatat brenda afateve të parashikuara në përputhje me konkluzionet”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se të gjitha rregulloret e Ministrisë së Ekonomisë janë plotësisht të harmonizuara me kërkesat e Komisionit Evropian dhe Bashkësisë energjetike edhe në pjesën e squfurit edhe në pjesën e karakteristikave të tjera , të cilat kontrollohen në përputhje me standardin e Maqedonisë MKS X 430.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori