LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Mbështetja financiare e BE-së për krizën energjetike prej 80 milionë eurosh do të arrijë në fillim të shkurtit

Bekteshi: Mbështetja financiare e BE-së për krizën energjetike prej 80 milionë eurosh do të arrijë në fillim të shkurtit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në Bruksel ka zhvilluar një takim dypalësh me Komisioneren Evropiane për Energjetik të Bashkimit Evropian, Kadri Simson, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim morën pjesë sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili dhe ambasadori i misionit të Maqedonisë në BE, Zulfi Ismaili.

Tema kryesore e takimit ishte mbështetja që Bashkimi Evropian i jep Maqedonisë së Veriut për përballjen me krizën energjetike, si dhe masat e marra nga vendi ynë në fushën e sigurisë së furnizimit me energji, si dhe në rritjen e pavarësisë nga gazi i Rusisë.


Ministri Bekteshi falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen financiare prej 80 milionë eurosh për përballimin e krizës energjetike, që i është dhënë Maqedonisë së Veriut.

Kësti i parë prej 72 milionë eurosh ose 90% e mbështetjes financiare pritet të paguhet jo më vonë se javën e parë të shkurtit dhe siç njofton ministri Bekteshi, këto para janë të destinuara për masat në mbështetje të familjeve dhe konsumatorëve të vegjël për t’u përballur me krizë energjetike.

Disa nga masat e parashikuara me këto fonde, siç tha Bekteshi, synojnë subvencionimin e qytetarëve për faturat e energjisë elektrike, mbështetjen e kompanive të vogla dhe të mesme për të ruajtur vazhdimësinë e biznesit, si dhe investimet shtetërore për tranzicionin e energjisë, burimet e rinovueshme të energjisë dhe efikasitetin e energjisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori