LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Javën e ardhshme do të publikohet paketa e re e masave anti-krizë

Bekteshi: Javën e ardhshme do të publikohet paketa e re e masave anti-krizë

Ministri i Ekonomisë në RMV Kreshnik Bekteshi, sot njoftoi se paketa e re e masave anti-krizë pritet të publikohet kah mesi ose fundi i javës së ardhshme.

Ai tha se paketa e re e masave anti-krizë është ndarë nga Ministria e Financave me kabinetin e kryeministrit dhe me institucionet tjera të përfshira në krijimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka gjasa që masat të shpallen dhe të fillojnë të zbatohen nga mesi ose në fund të javës së ardhshme”, theksoi ministri Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.


Më herët, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili së bashku me Bekteshin vizituan një fabrikë në Shkup, kujtoi se Qeveria ka marrë vendim për zgjerimin e listës së produkteve me “çmim të garantuar”, dhe se kjo masë duhet të jetë e vlefshme deri në fund të vitit dhe jo deri në fund të 30 nëntor siç ishte paralajmëruar fillimisht.

Ndryshe, nga 20 shtatori i këtij viti, me vendim të Qeverisë filloi të zbatohet masa e “çmimit të garantuar” për gjithsej 24 kategori të produkteve ushqimore. Çmimet e produkteve, sipas vendimit, duhet të jenë të paktën 10 për qind më të ulëta se çmimet e regjistruara më 1 gusht. Lista e produkteve me “çmim të garantuar” nga 27 shtatori është zgjeruar edhe me pijet: pijet joalkoolike, të gazuara dhe pa gaz, si dhe birrat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori