LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi – Byrnes: Mbështetja e biznesit kyçe për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë

Bekteshi – Byrnes: Mbështetja e biznesit kyçe për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë

Bashkëpunimi i deritanishëm midis dy vendeve, por edhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, veçanërisht në fushën e ekonomisë ishin temë e bisedimeve të takimit të sotëm në Shkup midis ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ambasadores së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes.

Ministri Bekteshi, informojnë nga Kabineti i tij, ia uroi emërimin në pozitën e re dhe e falënderoi për mbështetjen të cilën SHBA-ja ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në NATO dhe në pjesën e zbatimit të reformave me qëllim të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Bekteshi potencoi se është shumë e rëndësishme mbështetja nga SHBA-ja në pjesën e qeverisjes të së drejtës, antikorrupsionit, reformave dhe sigurisë dhe administratës publike e cila jep mesazh pozitiv për kompanitë vendore dhe investitorët e huaj.

Në kuadër të takimit ministri i prezantoi projektet e realizuara dhe aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Ekonomisë dhe mbështetjen e investitorëve të huaj me theks të veçantë në mundësitë të cilat i kanë kompanitë vendore dhe të huaja në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve i cili është bazë për zhvillimin e ekonomisë dhe ka trajtim të barabartë për të gjithë investitorët.


Në pjesën e energjetikës ministri shprehu falënderim për mbështetjen të cilën e dha SHBA-ja në përgatitjen e Ligjit për energjetikë i cili është me rëndësi strategjike për sigurimin e stabilitetit energjetik të shtetit.

Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se sfidë kryesore për ekonominë e Maqedonisë për momentin është reforma në arsim me çka do të tejkalohet hendeku midis ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore në tregun e punës, gjë që, do të mundësojë përshpejtimin e rritjes së ekonomisë.

Ministri theksoi se bashkëpunimi midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së është në nivel mjaft të lartë, SHBA-ja është partnere strategjike e vendit tonë dhe do të mbetet edhe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori