LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut i kërkon Kosovës t’i rishqyrtojë masat e vendosura: Kërkesa për dozë të tretë i ka kufizuar qytetarët

Maqedonia e Veriut i kërkon Kosovës t’i rishqyrtojë masat e vendosura: Kërkesa për dozë të tretë i ka kufizuar qytetarët

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Bekim Sali u shpreh se ka kontaktuar ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifit për masat e reja për hyrje në Kosovë.

Sali për TV21 tregon se nuk mundi ta bind Latifin për t’i shfuqizuar masat, pasi siç tha, ato janë sjellë në pajtueshmëri me gjendjen epidemiologjike atje dhe të njëjtat Sali i arsyeton.

“Kolegut Latifi ia shpreha edhe brengën e qytetarëve të RMV që kanë lidhje familjare, biznesore, e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm, duke konstatuar bashkërisht se gjendje me pandeminë në vendet tona është gati e njëjtë, me mirëkuptim kërkova që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve por edhe të pengohet qarkullimi i tyre i lirë“, tha për TV21 Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.


Hasani i bën thirrje ministrit Latifi të rishqyrtojë vendimin ku kërkohen tre doza të vaksinës për hyrje në Kosovë
Lexo po ashtu Hasani i bën thirrje ministrit Latifi të rishqyrtojë vendimin ku kërkohen tre doza të vaksinës për hyrje në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani po ashtu i bëri thirrje ministrit Latifi të rishqyrtojë vendimin ku kërkohen tre doza për hyrje në Kosovë.

Kujtojmë se në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 254.857 raste, ndërsa prej tyre 226.409 janë shëruar dhe 8.198 kanë humbur jetën. Momentalisht Maqedonia ka 20.250 raste aktive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori