LAJMI I FUNDIT:

Bekë Berisha: Asociacioni i shërben Serbisë si vegël destabilizuese në Kosovë

Bekë Berisha: Asociacioni i shërben Serbisë si vegël destabilizuese në Kosovë

Debati lidhur me Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, u mbajt të enjten me kërkesën e opozitës në Kuvend.

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha, tha se komuniteti serb është komuniteti më i mbrojtur në Evropë.

Sipas tij Asociacioni i shërben Serbisë si vegël destabilizuese në Kosovë.


“Minoriteti serb është komuniteti më i mbrojtur në Evropë. Prej pas luftës janë miratu më shumë se 200 ligje, që e parashikojnë mbrojtjen e këtij komuniteti. Kemi bë komuna me 500 banorë për serbët. Nuk ka Institucion, ku nuk janë te perfshirë.

Këtu e kemi ministrin e Bujqësisë, që mundet me na tregu kur ndahen 10 sera, një ndahet për komunitetin serb. Asociacioni i shërben Serbisë si vegël destabilizuese në Kosovë”, tha Berisha.

Ndërsa Kurti ka përsëritur disa herë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me themelimin e një asociacioni njëetnik dhe me kompetenca ekzekutive, që do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Nëse më pyesni se a duhet zbatuar ato (marrëveshje) që i gjithë komuniteti ndërkombëtar i aleatëve pret që të zbatohen – përgjigja ime është po, por vetëm nëse zbatohen të gjitha në përputhje me përcaktimet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Nuk lejoj përjashtime, fokusime e veçime në një (marrëveshje)”, tha Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori