LAJMI I FUNDIT:

Behramaj thotë se Kurti e ka kërcënuar Gjykatën Kushtetuese

Behramaj thotë se Kurti e ka kërcënuar Gjykatën Kushtetuese

Adil Behramaj, këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për shkresën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me trajtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të dytë të ekzekutivit për kufizimin e lirë së lëvizjes së qytetarëve në kohë pandemie.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në shkresë thuhet për dyshime për jo profesionalizëm, shkelje të ligjit, e anshmëri në vendim, nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Behramaj thotë se kjo nuk guxon të ndodhë në një shtet demokratik.


“Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Ajo është e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saj. Por, para 9 ditësh, Albin Kurti si kryeministër në detyrë i paska dhënë vetës të drejtë ta gjykojë edhe Gjykatën Kushtetuese”, thotë ai.

Sipas tij, Kurti me këtë qasje po tregon që për gjithçka si autoritet përfundimtar e njeh vetëm veten e tij.

“Pavarësisht pëlqimit apo mospëlqimit të vendimeve të saj, Gjykatës Kushtetuese ia respektojnë të gjithë autoritetin dhe pavarësinë. Ndërsa, si kryeministër në detyrë i Qeverisë së Kosovës, ky edhe zyrtarisht e paska quajtur joprofesionale dhe të anshme. Si të kundërligjshme dhe si presion mbi Qeverinë i paska cilësuar edhe njoftimet e saj”.

“Në këtë “përkujtesë” zyrtare, Kurti e paska akuzuar Gjykatën Kushtetuese edhe për privilegjim të parashtruesve të kërkesave. Dhe, për të mos u mjaftuar me kaq, autoritetin përfundimtar të interpretimit ligjor në Republikën e Kosovës, që çdo institucion as nuk ia komenton vendimet, por thjesht i zbaton, Albin Kurti si kryeministër në detyrë edhe e paska kërcënuar”.

“Kjo nuk guxon të ndodhë në një shtet demokratik, por Kurti me këtë qasje po tregon që për gjithçka si autoritet përfundimtar e njeh vetëm veten e tij”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori