Një video nostalgjike e këngëtares së njohur Era Istrefi, kur ishte fëmijë, është bërë virale në rrjetin social TikTok, duke rikthyer vëmendjen te fillesat e saj artistike.

Në klipin që po shpërndahet nga përdorues të ndryshëm të platformës, Era shihet duke performuar në skenën e talent-shout “Gjeniu i Vogël”, një emision i dashur për publikun që zbuloi shumë talente të reja në vitet 2000.


Ajo shfaqet me një prezencë të veçantë në skenë, plot vetëbesim dhe energji, duke dhënë sinjalet e para të talentit që do ta kthente më vonë në një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare me sukses edhe në tregun ndërkombëtar.

Foto: Screenshot/TikTok

Një moment që e ka bërë edhe më emocionuese videon është prania e babait të saj në sallë, i cili shihet duke e shijuar performancën me buzëqeshje.

Shikuesit në TikTok kanë vlerësuar sidomos këtë detaj, duke komentuar për lidhjen e ngrohtë mes babait dhe vajzës, dhe duke e përshkruar si një moment prekës.

Istrefi, e njohur për hitet ndërkombëtare si “BonBon” dhe bashkëpunime me artistë të njohur si Will Smith dhe Nicky Jam, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndër vite, por kjo video e vogël po i kujton publikut se rrugëtimi i saj artistik ka nisur shumë herët, me mbështetjen e familjes dhe me dashurinë për muzikën që e ka shoqëruar që në moshë të vogël. /Telegrafi/

@alwayswithera

Visit TikTok to discover videos!