Princi George e ndoqi finalen e djeshme të Wimbledonit me prindërit dhe motrën e tij Charlotte, dhe reagimi i tij pasi Jannik Sinner mundi Carlos Alcaraz bëri bujë në rrjetet sociale.

Konkretisht, duket se 12-vjeçari po bënte tifo për tenistin spanjoll Carlos Alcaraz, dhe humbja e tij kundër italianit Jannik Sinner ishte mjaft e vështirë për të.


Një foto e tij duke mbajtur gardhin e kutisë mbretërore me duar pas finales së Wimbledonit pushtoi rrjetet sociale dhe nuk vonoi shumë për t’u bërë frymëzim për ‘meme’.

Foto: X

"Princi George duhet të ketë vënë bast për Alcarazin", shkruan ata përkrah fotove të princit.

Ata bënë shaka se ai kishte energjinë e një trajneri futbolli të zhgënjyer i cili ishte gati t’u thoshte mediave: “Do të përpiqemi përsëri të mërkurën”.

Foto: X

“Ky fëmijë është 12 vjeç dhe duket sikur është 45 vjeç dhe po kalon një krizë të moshës së mesme”, shkruhej në një foto tjetër të tij.

Ndeshja u ndoq nga shumë njerëz të famshëm, përfshirë anëtarë të familjes mbretërore - Princesha Kate, e cila i dorëzoi trofeun, si dhe Princi William, George dhe Charlotte.

@scandicsophie

I swear this kid is about 12 he looks like he’s having a 45 yr old mid life crisis #Wimbledon #meme #tennis #fyp @Carlos Alcaraz 🧠❤️🥚🥚 @wimbledon @wimbledonradio @sinner.are

Yjet e Hollivudit Henry Cavill, Patrick Dempsey, Keira Knightley, Matthew McConaughey me gruan e tij Camila Alves, Daisy Edgar-Jones, Theo James, Jodie Comer, Andrew Garfield, Andrew Scott dhe Paule Mescal ishin gjithashtu të pranishëm në sallë. /Telegrafi/