Juria ka vlerësuar se Begu gjatë vitit që po e lëmë pas, kishte arritur rezultate të jashtëzakonshme si në rrafshin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Blenard Begu pas vetes la futbollistin e Trepçës ‘89, Drilon Musaj, boksierin, Fisnik Muharremi, shahistin, Nderim Saraçi, basketbollistin, Samir Zekiqi, atletin, Granit Ahmeti, futbollisten, Jehona Ademi, hendbollisten, Kaltrina Ramadani, futbollistin e KF Bardhi, Adrian Muja, dhe atletin, Fatmir Mehmeti.


Në mesin e dhjetë shpresave të vitit u renditën, basketbollistja Melisa Brahimi, futbollisti Gentian Murati, atleti, Valentin Sadiku, futbollisti, Bleon Tupella, hendbollistja, Bahtije Shala, futbollistja, Diellza Musa, skitari, Dardan Ibishi, shahistja, Ndriçona Saraçi, karateistja, Kaltrina Peci, dhe xhudistja, Xhemile Behrami.

Klubi më i mirë i vitit është shpallur Klubi i Xhudos Trepça, që nga arena vendore dhe ndërkombëtare qytetit të Mitrovicës i ka sjellur shumë medalje të arta dhe të argjendta. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app