Metodat dhe sjelljet e Jose Mourinhos mund të jenë vënë në pikëpyetje në Manchester United këtë sezon, por Asmir Begovic thotë se portugezi thjesht do sukses më shumë se kushdo.

Shefi i Djajve të Kuq ka mbetur i frustruar në fillim të sezonit 2018-19, me një 'merkato' të transferimeve që ulur disponimin e tij.


Një fillim i keq në sezonin që solli humbje të mëdha kundër Brightonit dhe Tottenhamit, bëri njerëzit që të flasin shpejt se ditët e tij në Old Trafford mund të numërohen tashmë.

Mourinho, megjithatë, ka marrë fitore kundrejt Burnleyt dhe Watfordit për të rritur pritjet dhe për të rikthyer ekipin e tij në rrugën e duhur.

mourinho begovic 12

Begovic, i cili ka punuar me Mourinhon në Chelsea, beson se Unitedi ka ende njeriun e duhur në krye, pasi sipas tij portugezi e do fitoren më shumë se kushdo.

"Ai është një menaxher shumë i pasionuar dhe emocional", ka thënë fillimisht Begovic për Sky Sports.

Jose Mourinho e1535981456586 Jose Mourinho (Getty Images)

"Ai është emocional, ndjen gjithçka. Kur gjërat nuk shkojnë mirë apo drejtë për ekipin atëherë ai e ndjen atë".

"Ai dëshiron sukses më shumë se kushdo dhe dëshiron që i gjithë ekipi të bëjë shumë mirë".

"Unë mendoj se në atë aspekt ju ndoshta e keni parë atë në disa nga veprimet dhe gjërat e tij", përfundoi portieri boshnjak. /Telegrafi/

telegrafi sport app