LAJMI I FUNDIT:

Begaj uron Kurban Bajramin: Të reflektojmë për një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë

Begaj uron Kurban Bajramin: Të reflektojmë për një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dërguar një urim të përzemërt për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e kësaj feste dhe mesazhet e saj të thella shpirtërore.

“Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimanë shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë,” shkroi Presidenti Begaj në mesazhin e tij.


Ai nënvizoi se Kurban Bajrami është një akt arsyeje dhe vullneti, përmes të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira dhe për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.

Presidenti Begaj theksoi gjithashtu se vetëm përmes reflektimit të gjithsecilit mund të bëhet e mundur një shoqëri më e mirë dhe më e drejtë.

“Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!” përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori