Sipas gazetarit Santi Aouna, Alexander Isak i ka dhënë dritën jeshile përfaqësuesve të tij për të nisur bisedimet me Al Hilal për një transferim të mundshëm.

Bisedimet mes kampit të Isakut dhe klubit saudit kanë filluar tashmë, ndërsa Al Hilal synon të përforcojë repartin ofensiv me sulmuesin e Newcastle.


Ky zhvillim vjen pasi transferimi i mundshëm i Isakut te Liverpooli dështoi, për shkak të refuzimit të Newcastle për të hyrë në negociata.

Situata bëhet edhe më interesante duke pasur parasysh se si Newcastle ashtu edhe Al Hilal kontrollohen nga Fondi i Investimeve Publike (PIF) i Arabisë Saudite.

Ende nuk është e qartë nëse kjo lidhje do të ndihmojë apo do të komplikojë marrëveshjen.

Isak është një nga sulmuesit më të vlerësuar në Ligën Premier, pas një sezoni të shkëlqyer me Newcastle, ku shënoi 21 gola.

Suedezi është vetëm 24 vjeç dhe konsiderohej si një projekt afatgjatë për klubin anglez, por interesimi nga Arabia Saudite mund ta ndryshojë këtë rrugëtim.

Kalimi i Isakut do të ishte një tjetër goditje e madhe në tregun e transferimeve nga klubi saudit. /Telegrafi/

telegrafi sport app