Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

Manchester City e ka një rregull të përgjithshëm, ata i lejojnë lojtarët që të largohen nëse janë të etur që të kërkojnë aventura të reja.
Atletico Madridi po shpreson që ta testojë këtë teori deri në limitet e saj këtë verë, teksa janë vënë në kërkim të një sulmuesi të ri dhe ideja është që ta transferojnë Julian Alvarez.
“Los Colchoneros” janë në dijeni se një marrëveshje është e vështirë, dhe e dinë se nuk mund të konkurrojnë në aspektin financiar me Manchester Cityn, por ata do t’i ofrojnë Alvarezit një mundësi që të jetë ylli kryesor në “Wanda Metropolitano”.
Sipas gazetës spanjolle Marca, asnjë lëvizje zyrtare nuk është bërë ende, por drejtuesit e klubit madrilen do të “testojnë ujërat” së shpejti për të parë nëse lojtari është i hapur për këtë transferim.
Ata po planifikojnë që në negociata ta përfshijnë Angel Correan dhe Rodrigo De Paul pasi dyshja luajnë së bashku me Alvarezin tek Argjentina.
Copa America do të zhvillohet gjatë muajit të ardhshëm andaj Correa dhe De Paul do të bëjnë maksimumin gjatë kësaj kohe që ta bindin Alvarezin që t’iu bashkohet atyre tek Atletico Madridi.
Ekipi i Diego Simeones tashmë ka nisur punën drejt përforcimit të ekipit për sezonin e ardhshëm pasi kanë filluar bisedimet me Gironën për transferimin e sulmuesit Artem Dobvyk, i cili sezonin që lamë pas fitoi “Pichichi” si golashënuesi më i mirë i elitës spanjolle.
Një tjetër opsion në tavolinë është edhe Alexander Sorloth i Villarrealit, megjithatë Alvarez do të ishte një opsion më interesant për shkak të mënyrës se si sulmom hapësirat dhe se si i pëlqen të luajë me topin në këmbë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

“Na shpëtoi disa herë”, tifozët e Real Madridit lavdërojnë ‘heroin e vërtetë’ përballë Atletico Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës