Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, të premten është kthyer në kryeqytetin shqiptar.

Ajo së bashku me familjen e saj kanë vizituar Tiranën, ku janë mirëpritur nga i pari i qytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj.


Kjo vizitë e saj vjen e befasishme dhe pa asnjë paralajmërim, ngase këngëtarja nuk e ka bërë të ditur se ka pasur në planet e afërta që ta vizitojë Shqipërinë.

221692244 158927526227592 7850961316701002310 n e1627044438964

Në shenjë mirënjohje për sukseset, asaj i është dhuruar një targë shqiptare nën emrin “DUA 100 Tr’ e shoqëruar bashkë me flamurin kombëtar.

219174050 646058523019561 4236217587875585387 n

Ndërkohë, po i njëjta i ka dhuruar kryetarit Veliaj albumin e saj "Future Nostalgia" me autograf.

Dua në këtë vizitë të befasishme në Tiranë është shoqëruar edhe nga i dashuri i saj, Anwar Hadid. /Telegrafi/