LAJMI I FUNDIT:

Bedri Hamza: Si kryeministër, do të punoj me nder dhe çdo premtim do ta realizoj

Bedri Hamza: Si kryeministër, do të punoj me nder dhe çdo premtim do ta realizoj

Bedri Hamza ka thënë se gjatë kësaj fushate e ka shpalosur programin më të mirë, ka prezantuar ekipin më të përgatitur, me listën më të mirë në krejt Kosovën. Dhe për krejt Kosovën.

“Tash është koha që kjo fushatë të kurorëzohet me një betim. Quajeni edhe besëlidhje në mes nesh. Keni kërkuar paga dhe pensione më të mira – dhe keni të drejtë! Keni kërkuar çmime më të lira – dhe keni të drejtë! Keni kërkuar mundësi dhe vende pune më të mira – dhe keni të drejtë! Keni kërkuar shëndetësi më të mirë e më të lirë – dhe keni të drejtë! Keni kërkuar arsim më të mirë – dhe keni të drejtë! Keni kërkuar që fëmijët të mos largohen nga Kosova – dhe sërish keni të drejtë! Keni kërkuar që Kosova me qenë ma mirë – dhe keni të drejtë! Ju kam dëgjuar. Në çdo fshat e qytet, në kopshtet e fëmijëve, shkolla, spitale, dyqane, fabrika. Ju kam dëgjuar kudo”.


“Kam dëgjuar nëna dhe baballarë. Kam dëgjuar vajza dhe djem të rinj. Kam dëgjuar punëtorë dhe të papunë. Kam dëgjuar mësues, infermierë, mjekë, biznesmenë dhe gra. Kam dëgjuar veteranë. I kam dëgjuar të gjithë! Dhe sonte po ju shikoj në sy dhe po ua jap fjalën. Pavarësisht cilës parti i takoni, pavarësisht se cilën parti e votoni, për të gjithë qytetarët, fjala ime do të jetë e njëjtë. Që githmonë, e përsëris, gjithmonë kam me jau thanë të vërtetën. Po ju shikoj në sy sonte dhe ju jap fjalën, që do të punoj me nder dhe çdo premtim do ta realizoj. Unë i qëndroj gjithmonë pas fjalës sime”, ka thënë Hamza.

“Kjo është besëlidhja që sonte po e kërkoj nga ju. Ju ftoj të ma jepni votën si besim”, ka shtuar Hamza.

Artikull i sponzorizuar