Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, deklaroi se shumica shqiptare i ka kthyer shpinën Lëvizjes Vetëvendosje dhe se opozita ka marrë besimin për të formuar qeverinë e re.
Në konferencën e parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Hamza tha se PDK nuk do të bashkëpunojë me LVV-në, duke e akuzuar atë për kërkimin e “pushtetit absolut” dhe për mungesë të programit politik.
“Si partia më e madhe opozitare, PDK do të sillet me përgjegjësi për të respektuar vullnetin e shumicës shqiptare për ndryshim. Ne nuk do të hyjmë në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha. Ata duan pushtet absolut, nuk kanë program dhe nuk u ballafaquan gjatë fushatës. Ata i ofenduan kundërshtarët politikë dhe qytetarët. Ata nxitën urrejtje, kurse ne bashkimin dhe bashkëpunimin”, tha Hamza.
Ai theksoi se zgjedhjet e fundit kanë treguar qartë vullnetin për ndryshim dhe se partia e tij do të punojë për të krijuar një qeveri që reflekton këtë vullnet.
“Lëvizja Vetëvendosje ka humbur një numër të madh të votave. Shumë qytetarë që e kishin votuar në të kaluarën, tashmë ia kanë kthyer shpinën. Ata erdhën kryesisht tek ne në PDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si një referendum për veten dhe qeverinë e tij. Por, qëllimi i tij nuk u arrit. Ai i kërkoi 500 mijë vota. Por, nuk i mori. Nuk ia dhanë qytetarët. Sot, shumica e qytetarëve shqiptarë që votuan, nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë. Qytetarët me vullnetin e tyre politik i kanë besuar opozitës, prandaj në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare. Kjo më obligon mua dhe PDK si partia më e madhe opozitare që të sillemi në mënyrë të përgjegjshme për ta respektuar vullnetin e shumicës shqiptare për ndryshim”, ka thënë Hamza.
Ai tha se do të presin që partia fituese të provojë formimin e qeverisë, e nëse ata dështojnë tha se opozita mund ta marrë drejtimin e qeverisë së re.
“Partisë së parë i takon ta provojë krijimin e institucioneve. Nëse nuk mundet, opozita si fituese e këtyre zgjedhjeve mund ta formojë qeverinë e re. Ne do të punojmë që qytetarëve të ju japim qeverinë për të cilën ata kanë votuar, duke e mbajtur premtimin tonë për ta bërë Kosovën më të mirë”, përfundoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës