LAJMI I FUNDIT:

Beçev: Në Maqedoni ka mundësi për skenarin grek

Beçev: Në Maqedoni ka mundësi për skenarin grek

Sa më tepër zgjat kriza në Maqedoni, aq më të mëdha janë gjasat për skenarin grek apo spanjoll, thotë për Radio Evropa e Lirë, Dimitar Beçev, hulumtues nga Qendra evropiane për politikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Në Maqedoni mbretëron pakënaqësi e madhe nga të gjithë partitë, jo vetëm nga VMRO-DPMNE e Gruevskit por edhe nga paraardhësit e tij. Para dy vitesh shpërthyen protestat studentore. Në përgjithësi të rinjtë janë të pakënaqur nga politikanët, përfshi edhe ato të opozitës.

Janë duke u shfaqur grupe të reja të majta të cilat konsiderojnë që LSDM është problem i njëjtë gati sa edhe Gruevski. Në rrjetet sociale mund të shihet se zërat e tillë janë gjithnjë e më të shumtë“, shton Beçev, përndryshe autori i më tepër librave.


I pyetur se cila është prapavija e krizës në Maqedoni dhe përse autoritetet nuk e respektojnë marrëveshjen e arritur me opozitën me ndërmjetësim të BE, Beçev konsideron se në këtë rast Qeveria dhe ish kryeministri Nikola Gruevski para së gjithash janë përgjegjës sepse nuk i respektojnë obligimet e marra. Për shembull, thotë ai, amnistia e përgjegjësve në aferën e përgjimeve të cilën e bëri presidenti Ivanov, gjithsesi që nuk ka qenë e paraparë me Marrëveshjen e Përzhinos për organizim të zgjedhjeve të parakohshme. Domethënë Gruevski përpiqet ta shfrytëzojë procesin të cilin e ndërmjetëson BE, duke u pajtuar me disa koncesione siç është ndarja e pushtetit në një periudhë kalimtare, por bën lojë me aktorët tjerë politik. Nuk i respekton rregullat e lojës të cilët i ka pranuar vetë dhe prandaj lindën protestat, komenton Beçev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori