Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndezur rrjetet sociale me një video të re që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në një pamje plot ngjyra dhe energji – tërësisht në rozë.

Në videon që tashmë është bërë virale, këngëtarja e hitit “Me, Myself & I” shihet e veshur me një kostum rozë vibrant që përfshin pantallona me detaje yjesh me shkëlqim dhe një jelek të ngushtë që thekson linjat e saj.


Ajo e kompleton pamjen me një kapelë kaubojsi të mbuluar me shkëlqim argjendi dhe flokë rozë të ndezur që i japin një pamje tërësisht “Barbie-cowgirl”. Në krahët e saj, ajo mban edhe qenin e vogël të veshur në ngjyrë të përputhur.

Në përshkrimin e postimit, Bebe shkroi me humor: “Më la pa frymë. Ky nuk është as kostumi im i vërtetë i Halloween-it. Rrini në kontakt”.

Ky koment ka bërë që fansat të presin me padurim kostumin e saj për ditën e madhe të Halloween-it, duke lënë të kuptohet se ajo po përgatit diçka edhe më spektakolare.

Ndërkohë, këngëtarja është në përgatitjet e fundit për albumin e saj të katërt, i cili pritet të dalë shumë shpejt në treg dhe që, sipas burimeve të afërta me artisten, do të sjellë një tingull të ri dhe eksperimental në krahasim me projektet e mëparshme. /Telegrafi/