Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga miliona fansa për muzikën e saj.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.


Jo pak herë këngëtarja ka ndarë me fansat fotografi edhe kur është pa makijazh, duke treguar dukjen e saj natyrale dhe mënyrën se si ajo vishet në përditshmëri.

beb2 3

Së fundmi, ajo publikoi një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqej teksa ushqehej me një hamburgerët më të shtrenjtë në histori, qoftja e së cilit është e gatuar me arë.

“Po kafshoj këtë hamburger ari 24 karatësh, këtu në Rock Hard Cafe sepse un jam yll roku, dhe kështu hanë yjet e rokut”, ka shkruar Rexha në Instagram.

Hamburgeri në fjalë është i mbështjellë me fletëza ari, dhe çmimi i tij është afërsisht 1700 dollarë.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika dhe marrëveshjet e reklamimit me kompani të ndryshme, ia mundësojnë shqiptares që të bëjë një jetë mjaft luksoze.

beb3 1

Përkundër dëshirës së madhe që ka shprehur për dobësim pak ditë më parë, Bebe Rexha ka treguar njëkohësisht se e ka shumë të vështirë që të qëndrojë larg ushqimeve kalorike si "fast food' dhe shumë të tjera.

Ndërkohë sa i përket muzikës, ajo ende po shijon suksesin e projektit të saj muzikir më të fundit, "Call you mine", këngë të cilën e solli në bashkëpunim me grupin e famshëm The Chainsmokers. /Telegrafi/