LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha prezanton dukjen tjetër për Halloween si ylli i filmave horror, Elvira në “Mistress of the Dark”, merr vëmendje edhe përkrah të dashurit

Bebe Rexha prezanton dukjen tjetër për Halloween si ylli i filmave horror, Elvira në “Mistress of the Dark”, merr vëmendje edhe përkrah të dashurit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka sjell edhe një personazh tjetër për festën e Halloween.

Artistja, e cila fillimisht u transformua në nuse duke sjell dukjen e aktores dhe modeles amerikane, Anna Nicole Smith, kësaj radhe ka risjell një personazh tjetër.

Në postimet që ka publikuar në rrjete sociale, ajo tregon se është shndërruar në personazhin e Elviras në “Mistress of Darkness”.


Bebe Rexha (Foto: Instagram)

“Festa e Halloween natën e kaluar si Elvira:Mistress of Darkness”, ka shkruar 32-vjeçarja.

Ajo shfaqet në formë të mrekullueshme përkrah partnerit Keyan Safyari, i cili po ashtu zgjodhi një kostum të veçantë.

Bebe Rexha transformohet si nuse për Halloween, risjell dukjen që aktorja dhe modelja amerikane Anna Nicole Smith kishte në dasmën e saj në vitin 1994
Lexo po ashtu Bebe Rexha transformohet si nuse për Halloween, risjell dukjen që aktorja dhe modelja amerikane Anna Nicole Smith kishte në dasmën e saj në vitin 1994

Elvira, ylli i filmave horror, emri i vërtetë i të cilës është Cassandra Peterson, u bë më e njohur në filmin e vitit 1988 në “Mistress of the Dark” (Zonja e Errësirës).

Bebe Rexha dhe Keyan Safyari (Foto: Instagram)

Bebe po shijon romancën me kinematografin dhe regjisorin amerikan që disa vite, të cilët janë komentuar edhe për një martesë të mundshme.

Ylli nga Dibra po vazhdon punën edhe për projekte të reja muzikore dhe një bashkëpunim me David Guetta, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie e solli ditë më parë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Kalo në kategori