Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes që nga koha kur u bë pjesë e Big Brother VIP.

Këngëtarja e njohur vazhdon të komentohet për secilin veprim brenda shtëpisë së famshme, e duke përfshirë edhe për pamjen e saj fizike.


E lumtur dhe e kënaqur me linjat e saj është edhe vetë këngëtarja e cila së fundmi ka falënderuar të ëmën e saj për këtë.

WhatsApp Image 2022 01 15 at 7.25.50 PM 5 Foto: Top Channel

Derisa po qëndronte nën rrezet e diellit në oborrin e shtëpisë bashkë me banoret tjera, Beatrix u shpreh falënderuese ndaj nënës për këmbët që ajo ka duke u shprehur se janë më të bukurat që ajo ka parë ndonjëherë.

Por, këngëtarja nuk harroi t’i referohej edhe operacionit që ka bërë në gjoks.

WhatsApp Image 2022 01 15 at 7.25.50 PM 2 Foto: Top Channel

“Oj mam faleminderit për këmbët e mia, që mi ke bërë. Unë i dua mami. Gjoksin ma dhe por e bëra veta, po s’ka gjë. Gjoksin e bëra vetë, po këmbët që mi ke dhënë vallahi … Shikojini si kam, këmbë më të bukura pasha Zotin nuk kam parë. O shalë e bukur, o yll”, shprehet këngëtarja, ndërsa vajzat qeshin.

WhatsApp Image 2022 01 15 at 7.25.50 PM 3 Foto: Top Channel

Ndryshe, kujtojmë që Beatrix pas hyrjes në shtëpinë e BB VIP filloi një romancë me aktorin, Donald Veshaj, lidhje kjo që u përcjell me reagime të shumta.

Ndërkohë, dyshja dhe banorët e tjerë janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh që dhurohet në finale e madhe të 18 shkurtit. /Telegrafi/