LAJMI I FUNDIT:

BE gjobit Microsoft me 731 milionë dollarë

BE gjobit Microsoft me 731 milionë dollarë

Bashkimi Evropian sot ka gjobitur Microsoft me 731 milionë dollarë për dështimin e kompanisë për tu ofruar përdoruesve të saj zgjedhje për shfletuesit e internetit.

Kjo gjobë mund të shihet si një paralajmërim për kompanitë e tjera të teknologjisë, të cilat janë përfshira në mosmarrëveshje apo çështje mosbesimi me BE-në.

Në vendimin e saj, BE thotë se kompania amerikane ka thyer përkushtimin dhe detyrimet e saj ligjore të bërë në vitin 2009 për tu siguruar përdoruesve të saj një zgjedhje për shfletuesit e internetit, në vend të imponimit për të përdorur produktin e saj, Internet Explorer.

Gjoba e së mërkurës ndaj Microsoft është e para nga Komisioni Evropian, e cila dënon një kompani për mos-pajtueshmëri lidhur me zotimet e dhëna.


Microsoft mund të ishte gjobitur deri në 10 për qind të vlerës së qarkullimit vjetor të kompanisë, një shumë massive që arrin në 7.9 miliardë dollarë. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Kalo në kategori