LAJMI I FUNDIT:

BDI: Partitë maqedonase dhe VLEN-i janë bashkuar për shfuqizimin e balancuesit

BDI: Partitë maqedonase dhe VLEN-i janë bashkuar për shfuqizimin e balancuesit

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurën për vlerësimin e balancuesit për punësime me përfaqësim etnik.

Nga BDI përmes një reagimi për mediat thonë se partitë maqedonase së bashku me VLEN-in janë bashkuar drejt shfuqizimit të balanserit.

Reagimi i plotë:


Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për të nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave që lidhen me “përkatësinë e komunitetit” në kontekstin e punësimit në sektorin publik, apo respektivisht anulimin e “Balanserit” është vetëm fillimi i rrënimit të marrëdhënieve ndëretnike të ndërtuara me shumë vështirësi.

Çështja e anulimit të “Balanserit” do të hapë edhe shumë probleme të reja në periudhën në vijim të cilat mund dhe do të çojnë drejt rrënimit të themeleve bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

E këtë edhe sikur të qeverisnin vetëm, pa shqiptarët, OBRM, ZNAM dhe Stoillkoviçi nuk do ta kishin arritur.

Është për keqardhje sepse rrënimi i MO-së po ndodhë duke qenë në Qeveri edhe koalicioni që humbi zgjedhjet në bllokun shqiptarë VLEN, të cilët janë verbuar pas ca posteve të pakta qeveritare.

Por, kështu ndodhë, kur shkelë vullnetin e shqiptarëve dhe paturpësisht bëhesh vazal i VMRO-së, kundër çdo interesi kombëtar.

Dihet më publikisht se kjo qeveri monoetnike, pa legjitimitet të shqiptarëve, dëshiron ta kthejë pabarazinë e mëparshme, andaj pyesim vazalët e tyre VLEN, në këtë frymë siç po rrjedhin gjërat, a është hapi i radhës konstatimi si “antikushtetues” deklarimi i përkatësisë etnike për kandidatët për deputet? Sepse kështu aludon Vendimi i Gjykatës Kushtetuese “Deklarimi i përkatësisë etnike cenon lirinë e qytetarit”! A do ta arsyetoni edhe një vendim të tillë, siç po e arsyetoni pezullimin e balancuesit në një zë me OBRM-në dhe me ZNAM-in.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori