BDI: Njeriu i Putinit dhe mohuesi i Srebrenicës i ftuar nderi në ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit

BDI në një kumtesë për media ka reaguar në lidhje me vizitën e Miroslav Dodikut në Maqedoninë e Veriut, i cili u prit nga zv.kryeministri Ivan Stoilkoviq. Nga BDI thonë se ky është akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike, politike.
“Në një akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike politike, në ndërtesën që supozohet të simbolizojë Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike, u pranua dhe u nderua Miroslav Dodik – krahu i zgjatur i Vladimir Putinit, njeriu që punon për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe njeriu që lavdëron masakrën çnjerëzore të Srebrenicës”.
“Si është e mundur që njeriu i izoluar nga bota demokratike, që mbjell përçarje dhe urrejtje, të mirëpritet në mënyrë zyrtare nga një qeveri që pretendon se përfaqëson vlerat euroatlantike dhe paqen ndëretnike? Çfarë mesazhi po dërgon kjo qeveri tek qytetarët shqiptarë, tek familjet e viktimave të gjenocideve, tek ata që ende besojnë në drejtësi dhe dinjitet?”.
“Ky akt është një goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit. Prania e Dodikut aty është një shuplakë për viktimat e Srebrenicës, për shqiptarët dhe për çdo qytetar që beson në lirinë dhe barazinë. Është një mesazh që tregon se kjo qeveri përveç që pa legjitimitet, ka humbur edhe çdo ndjenjë respekti ndaj historisë dhe sakrificave tona”.
“Kjo është dita kur të gjithë ne u ndjemë të ofenduar. Sot, të gjithë jemi të turpëruar. Dhe sot, të gjithë e kuptuam se ky pushtet ka shkelur çdo vijë të kuqe. Ky turp nuk duhet të harrohet kurrë. Ky është momenti kur duhet t’i kujtojmë vetes se dinjiteti nuk blihet dhe historia nuk falet. Për ata që besojnë se mund të luajnë me ndjenjat dhe vlerat tona: e keni gabim”.
“Kjo do të mbahet mend dhe ne nuk do të ndalemi derisa të rikthejmë dinjitetin që sot u shkërmoq para syve tanë. Sot, çdo shqiptar dhe çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi neveritet nga kjo tradhti ndaj vlerave dhe përcaktimeve tona si shoqëri”, thonë nga BDI./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit