BDI dhe PDSH përshëndesin vendimin NATO-s për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë

Dy partitë politike shqiptare në Maqedoni, BDI dhe PDSH kanë përshëndetur vendimin e vendeve anëtare të NATO-s, që të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancë.
BDI dhe PDSH përmes komunikatave theksojnë se ftesa për anëtarësim në NATO ka konfirmuar përcaktimin e vendit për anëtarësim të plotë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Integrimi Euroatlantik ka qenë udhërrëfyes i aktivitetit tonë politik dhe shoqëror që nga fillet e veprimtarisë sonë deri sot dhe përkushtimi jonë konzistent drejt realizimit të këtij synimi, pa e humbur përqendrimin për asnjë çast, ka rezultuar me sukses të përbashkët. Integrimi i plotë i vendit tonë, por edhe i rajonit në NATO e bën lirinë tonë të plotë, mundëson siguri, stabilitet, paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore. Arritjet e këtij viti të cilat mundësojnë barazi dhe integrim Euroatlantik janë synim i të gjithë qytetarëve dhe partive politike në vend, prandaj të gjithë ne bashkërisht duhet të punojmë për rrumbullakësi të suksesshëm të këtij procesi. Këto arritje janë rezultat i punës së përbashkët të qytetarëve tanë, partive politike, shoqërisë civile, botës akademike, mediave dhe miqve ndërkombëtar”, thonë nga BDI.
Ndërsa nga PDSH theksojnë se anëtarësimi në NATO nuk ka alternativë tjetër dhe falënderojnë faktorin ndërkombëtar për ndihmën dhe përkrahjen.
“Deklarata e Samitit të NATO-s në Bruksel për Siguri dhe Solidaritet Transatlantik qartë konfirmoi përcaktimin e vendeve anëtare të NATO-s për anëtarësim të plotë, përcaktim ky strategjik jo vetëm i PDSH-së por edhe i shqiptarëve. Implementimi i Marrëveshjes për emrin me Greqinë, që nënkupton realizimin e obligimeve të marra, vazhdon të ngel kusht për anëtarësim të vendit në NATO dhe PDSH-ja bashkë me faktorët tjerë do të angazhohet maksimalisht në mënyrë që ky proces të përfundoj me sukses. PDSH vlerëson se anëtarësimi në NATO nuk ka alternative tjetër dhe falënderon faktorin ndërkombëtarë për ndihmën dhe përkrahjen në realizimin e këtij përcaktimi”, thonë nga PDSH./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa